Partnerët nga vendi dhe rajoni bëhen bashkë në një aktivitet të rëndësishëm për NDËRMARRJET e vogla dhe të mesme, i cili do të forcojë dialogun publik – privat.
Ky aktivitet do të bëj që të kuptohet më mirë rëndësia e NDËRMARRËSISË në krijimin e një të ardhmeje me prosperitet për Kosovën.
Cmimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë ndarë në shenjë mirënjohje për kompanitë të cilat kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë në Kosovë. Kriteret e përzgjedhjes kanë qenë rritja e punësimit, kontributit tatimor, eksporti, prodhimi, inovacioni dhe përgjegjësia ndaj shoqërisë gjatë vitit 2010.
Të rinjtë kosovarë të moshës 18 - 25 vjeç ftohen të prezantojnë idetë e tyre dhe të bëhen pjesë e garës për idenë më të mirë të biznesit.
Idetë më të mira do të shpërblehen me tablete iPAD 2 dhe mundësi të vërteta biznesi.
Sipërmarrësit e ardhshëm nga mbi 10 fakultete, mbi 60 shkolla të mesme në të gjitha komunat e Kosovës do të marrin pjesë.
Idetë e biznesit do të vlerësohen në: Realizueshmërinë e përgjithshme dhe bindëse të idesë, Potencial për rritje ose përfitim të përgjithshëm shoqëror, Qartësia dhe zhvillimin e idesë, Realizueshmërinë e ndërtimit dhe ruajtjen e një avantazh konkurrues.
Apliko →
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të vlerësohen për kontributin e tyre në rritjen e konkurrushmërisë në Kosovë.
Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve është duke udhëhequr një partneritet gjithëpërfshirës kombëtar dhe rajonal për të zgjedhur Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme më të mira në tërë Kosovën.
Ilustrim i kritereve dhe kompanive fituese në rajone për kontributin në konkurrueshmëri për vitin 2010
EU Ditët e Biznesit të Vogël, Takimi me Partnerë
Ditët e Biznesit të Vogël, Gara e Bizneseve
I organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve në partneritet me Odën Ekonomike të Kosovës, Panairi i Biznesit të Vogël do të jetë nikoqir i ndërveprimeve ndërmjet institucioneve, komunitetit të biznesit, donatorëve dhe agjencive të tjera që e mbështesin zhvillimin e sektorit privat.
Datat: 29 nëntor deri më 2 dhjetor 2011
Vendi: Qendra e Panairit në Fushë Kosovë.